E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në aksin Sarandë–Delvinë, humbin jetën dy motrat, plagoset një vajzë tjetër

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur “Pularia”.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke sjellë pasoja tragjike. Si rezultat, dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 23 vjeçe, kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një 24-vjeçare, e cila ndodhej në të njëjtin automjet me motrat, është plagosur rëndë dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në Spitalin e Sarandës, nga ku pritet të transferohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas burimeve policore, automjeti tip “Lancia” po drejtohej nga Ela Dhimaku, kur u përplas me mjetin “Audi” të drejtuar nga një 23-vjeçar. Goditja qe e fortë dhe njëra nga makinat u përmbys në mes të rrugës, ndërsa tjetra pësoi deformime të mëdha në pjesën e përparme.

Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për të dokumentuar provat dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme.

  • Grupi hetimor i Policisë Rrugore të Sarandës po punon për të përcaktuar dinamikën e saktë të përplasjes. Paraprakisht dyshohet se aksidenti mund të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë ose një manovre të gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjetit.

    Vetëm në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar pesë aksidente me bilanc të rëndë: 3 viktima dhe 4 të plagosur.

    /rtsh.al/

    Më shumë nga Kronika

    Të gjitha ›