E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë në hyrje të tunelit të Llogarasë, barriera metalike depërton mjetin, një i plagosur

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme (27 prill), në hyrje të tunelit të Llogarasë. Sipas informacioneve paraprake, një mjet ka dalë nga rruga, ndërsa barriera metalike ndarëse ka depërtuar brenda automjetit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga mjeti. Raportohet se një person ka mbetur i lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›