Aksident i rëndë në rrugën e Lumit të Vlorës, humbin jetën 2 persona, 1 i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (22 mars) në rrugën e Lumit të Vlorës, ku bëhet me dije se dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, ku u përplasen dy automjete. Fatkeqësisht, drejtuesit e të dy automjeteve, A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç, kanë ndërruar jetë.
I plagosur ka mbetur 40-vjeçari me incialet A.B., i cili ishte pasagjeri në automjetin që drejtohej nga E.B.. Ai është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
“Sot, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Vlorë–Kotë, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës”, janë përfshirë në një aksident të rëndë rrugor dy automjete, me drejtues shtetasit A. A., rreth 30 vjeç dhe E. B., rreth 40 vjeç. Si pasojë e aksidentit, të dy drejtuesit e automjeteve kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një pasagjer, shtetasi A. B., rreth 40 vjeç, që udhëtonte në automjetin me drejtues shtetasin E. B., ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit“, thuhet në njoftimin e policisë.
/rtsh.al/