E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i rëndë, përplasen dy fuoristrada te “Shkalla e Tujanit”

Dy automjete janë përplasur këtë të hënë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” pjesë e rrugës së Arbrit.

Përplasja ka qenë e fuqishme, teksa të dyja automjetet tip fuoristrada janë dëmtuar rëndë, mëson Vizion Plus.

Ende nuk dihet numri i personave që kanë qenë në automjete. Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe autoambulanca për dhënien e ndihmës së parë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›