E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, humb jetën 19-vjeçari

TIRANË, 25 shtator/ATSH/ Një 19-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugor ku u përfshinë tre automjete në Fushë-Krujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Kameras”, ku u përplasën tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, B. D. dhe E. Sh. mbetën të dëmtuar dhe u transportuan në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ndërroi jetë në spital.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›