E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në Lushnjë pas gabimit të pafalshëm të shoferit

Tre automjete janë perfshirë në aksident në rrugën hyrëse të qytetit të Lushnjes.

Gazetari i Vizion Plus Ilmi Saliaj bën me dije se nuk ka asnjë të plagosur por vetëm dëme materiale të shumta.

Sipas policise shkak i këtij aksidenti është bërë parakalimi i gabuar. Mjeti tip Fiat është përplasur për ballë me mjetin tip Seat dhe Golf në përpjekje për parakalim.

Drejtuesi i mjetit nuk ka llogaritur saktë distancën gjatë parakalimit duke shkaktuar përplasjen. Tre drejtuesve të mjeteve të përfshira në aksident po merren në pyetje nga policia për të zbardhur shkaqet e tij./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›