E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident i trefishtë në aksin Përrenjas-Librazhd, kamioni merr para dy automjete

Mesditën e kësaj të enjte në aksin e rrugës kombëtare Përrenjas-Librazhd në fshatin Pishkash në Njësinë Administrative Qukës tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se një kamion dhe dy autovetura që dyshohet se po qarkullonin me shpejtësi në kushtet e motit me reshje të dendura janë aksidentuar.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›