E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me disa të plagosur në Peshkopi-Maqellarë, dy prej tyre me helikopter drejt Tiranës

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovolan.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar plagosjen e katër personave.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin e Peshkopisë, ku po marrin ndihmën mjekësore. Ndërsa dy prej të plagosurve janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Dibër / Informacion paraprak

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L. 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›