E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makinat përplasen kokë më kokë, njëra përfundon e përmbysur

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur Vajkal.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe njëra ka përfunduar e jashtë rrugës.

Në dy automjetet ndodheshin vetëm drejtuesit të cilët janë plagosur si pasojë e përplasjes.

Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Bulqizës ku mësohet se fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ky nuk është aksidenti i parë në këtë vend pasi vetëm pak javë më parë një mësuese u përplas për vdekje nga një automjet në lëvizje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›