E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me dy të vdekur dhe pesë të plagosur në Elbasan

TIRANË, 2 mars /ATSH/ Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Paulesh.

Sipas informacioneve paraprake nga Policia e Elbasanit, një furgon që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin K. Sh., 33 vjeç.

Për pasojë, kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Benz”, K. Sh., dhe pasagjerja në këtë automjet, F. Sh., 55 vjeçe.

Gjithashtu, janë plagosur drejtuesi i furgonit dhe katër pasagjerë që ndodheshin në të, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›