Aksident me pasojë vdekje në Tiranë / I riu humb kontrollin e motorit dhe përplaset me barrierat

Një aksident tragjik është regjistruar mesditën e kësaj të diele në Tiranë. Sipas informacioneve praprake, shtetasi B.Z, 28 vjeç ishte duke udhëtuar me motor kur humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. I riu nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.