E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me pasojë vdekjen në autostradën Tiranë-Durrës, dalin detajet e para

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur orët e para të kësaj të enjteje në Tiranë.

Bëhet e ditur se një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:20, në autostradën Tiranë-Durrës.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›