E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Berat

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Poliçan-Berat”, në vendin e quajtur “Ura e Vodicës.

Shtetasi 34-vjeç banues në Berat duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe më pas automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit dhe janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në automjet, shtetasit 36 vjeç, 37 vjeç, të dy banues në Berat, të cilët janë transportuar në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›