E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Durrës

Nja aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Durrësit.

Bëhet me dije se automjeti me drejtues D.N ka përplasur për vdekje këmbësorin Xh.Xh. Drejtuesi i mjjetit është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi:

Rreth orës 21:45, në lagjen nr. 15, Durrës, automjeti me drejtues shtetasin D. N. ka aksidentuar këmbësorin Xh. Zh.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›