E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Kosovë

Enis Osmanaj është 32-vjeçari nga fshati Trubuhoc i cili humbi jetën tragjikisht në Dobrushë të Istogut. Sipas Policisë së Kosovës, derisa automjeti ishte duke qarkulluar në autostradën Pejë-Mitrovicë, tej normave të lejuara të shpejtësisë, duke humbur kontrollin.

Në atë moment ai është përplasur me shtyllën e betonit duke humbur jetën në vendin e aksidentit.

Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 05:54.

/abcnews.al/

 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›