E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Krujë nga përplasja e dy makinave kokë më kokë

Një person raportohet te ketë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Ura e Gjolës” pranë Thumanës.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›