E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Ksamil/ Humb jetën 22 vjeçari, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Ksamil, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 18:10, në rrugën e Plazhit, në zonën e Lagunës në Ksamil, një automjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë, ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri i automjetit, shtetasi me iniciale A. M., rreth 20 vjeç.

Drejtuesi i automjetit, 22-vjeçari me iniciale Angjelo Gjika, është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas informacioneve të siguruara, 22-vjeçari që drejtonte automjetin është Angjelo Gjika.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›