E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Kukës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në fshatin Bicaj të Kukësit.

Rreth orës 13:30, një 56 vjeçar, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur këmbësorin 64 vjeç.

Si pasojë, 64 vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›