E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Kurbin

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të mφrkurë në Kurbin.

Një 65-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të plagëve të marra, 65-vjeçari ka humbur jetën në spital.

“Rreth orës 07:30, në fshatin Shullaz, shtetasi N. J., rreth 65 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi N. J., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›