E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekejn ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, në rrugën “Gjeneral Nikols”.

Policia bën me dije se rreth orës 06:50, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 37 vjeç ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme proceduriale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›