E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 40-vjeçari

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në aksin Fier-Patos. 43-vjeçari, Bledar Balla ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri, Elton Bardhi, që po udhëtonte me të. Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit po merr mjekim, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›