E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Fier-Seman

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur Fermë-Çlirim.

Sipas burimeve paraprake, një automjet është përplasur me një biçikletë dhe si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i biçikletës , rreth 65 vjeç, ka humbur jetën, ndërsa automjeti ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë tre ambulanca, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti me pasoja fatale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›