E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Pogradec – Qafë Thanë, pranë fshatit Çervenakë.

Mjeti ka përplasur një këmbësor, i cili mësohet se ka ndërruar jetë. Viktima është identifikuar, 55 vjeçari, banues në Mëmëlisht, Ilir Mimini.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›