E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Koplik

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në aksin rrugor Shkodër-Koplik, paraditen e së martës.

Një 28-vjeçar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues një 84-vjeçar.

Shtetasi 84-vjeçar ka humbur jetën, në spital. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›