E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Automjeti me drejtues shtetasin 35 vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin 80 vjeç.

Si pasojë 80-vjeçari, ka humbur jetën. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›