E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë

FUSHË-KRUJË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mesditën e së hënës, në aksin e autostradës Thumanë-Fushë Krujë.

Sipas policisë, viktimë ka mbetur një 77-vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për zbulimin e mjetit që shkaktoi aksidentin./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›