E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident me vdekje në autostradën Durrës-Tiranë, shoqërohet në polici shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Durrës-Tiranë”.

Mësohet se shtetasi 43 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 63-vjeçare. Si pasoje e përplasjes dhe për shkak të dëmtimeve ka humbur jetën në spital.

Ndërkohë lidhur me drejtuesin e automjetit, policia njofton se po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 /abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›