E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident me vdekje tek rruga e Kavajës! Makina përplas këmbësorin (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Kavajës pranë “Rrugës së Ambasadave”.

Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili fillimisht mbeti i plagosur rëndë. Ai u dërgua në spital, por si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë mëngjesin e sotme.

Raportohet se viktimë nga ky aksident mbeti Ahmet Kërçiku.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›