E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident mes 3 automjeteve njeri i Ronaldinhos

Vetëm frikë për brazilianin Ronaldinjo, ish-futbollistin e Barcelonës dhe Milanit.

Gjatë mbrëmjes së të enjtes, Dinjo, i cili aktivizohet tashmë me Atletico Mineiron në vendlindje, është përfshirë në një aksident rrugor, teksa shkonte për në stërvitje.

Fantazisti drejtonte një makinë Porsche, por u përplas me një kamion dhe një tjetër veturë. Për fat të mirë, nuk ka patur të lënduar rëndë, edhe pse raportohet se gruaja që drejtonte automjetin tjetër ka pësuar disa plagë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›