E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Cërrik, motoçikleta përplas nxënësen 14-vjeçare, mjeti dyshohet se ishte me shpejtësi!

Një aksident  është regjistruar në fshatin Shalës, në Bashkinë Cërrik pasditen e sotme (29 shtator).

Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një 14-vjeçare, nxënëse e shkollës 9-vjeçare të zonës, është përplasur nga një motoçikletë.

Dyshohet se drejtuesi i motoçikletës po qarkullonte me shpejtësi në momentin e përplasjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se e mitura ka marrë plagë në kokë.

Priten ekzaminimet mjekësore për të përcaktuar nëse dëmtimet janë të rënda.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›