E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Darragjat të Shkodrës/ Makina përplaset me motomjetin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së premtes në fshatin Darragjat të Shkodrës.

Mësohet se një 31-vjeçar, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues një 45 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›