E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Devoll, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident është regjistruar këtë mesditë në hyrje të fshatit Tren, Devoll.

Mësohet se një drejtuesi i një motomjeti ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi. 64-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›