E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Dimal, plagosen dy të mitur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të mërkurë rreth orës 15:00 në qytetin e Dimalit, në zonën e njohur si Parku i qytetit.

Një mjet tip Mercedes Benz, i drejtuar nga shtetasi M. M., është përplasur me një Golf, në të cilin udhëtonte shtetasi L. T., së bashku me dy fëmijët e tij të mitur, 12 dhe 8 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, dy të miturit kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policies. Po ashtu, drejtuesi i mjetit Mercedes Benz, shtetasi M. M., është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet e tij lidhur me rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›