E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Durrës, mjeti përplas për vdekje 2 të mitur dhe plagos rëndë një tjetër

TIRANË, 3 maj/ATSH/ Dy të fëmijë kanë humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë si pasojë e një aksidenti në Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bën të ditur se “rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç”.

“Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë”, theksoi Policia.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›