E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në Fier/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premte në Buzëmadh të Fierit.

Një automjet ka përplasur  një këmbësor, të identifikuar si Nazer Mehmetaj, 84 vjeç.

Në vendngjarje ka shkuar menjëherë ambulanca dhe policia për të bërë të mundur zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë me humbje jete.

Ndërkohë që shoferi, shtetasi me iniciale O.P është shoqëruar në komisariat.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Buzëmadh, automjeti tip “Opel” që drejtohej nga shtetasi O. P., ka aksidentuar shtetasin N. M., 84 vjeç (këmbësor), i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon veprimet hetimore për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›