E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier-Seman, makina del nga rruga/ Plagoset drejtuesja 27-vjeçare (EMRI)

Një aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Si pasojë, është lënduar drejtuesja e mjetit, Eda Tushe, 27 vjeç.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›