E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Fier, dy makina përplasen “kokë më kokë”

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë.

Dy automjete tip “ Benz” dhe “ Volswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Në vendngjarje  ka mbërritur menjëherë policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks dallohet për trafikun e madh të automjeteve vecanërisht gjatë ditëve të festave, ndërkohë që njihet edhe si njollë e zezë për shkak të aksidenteve të shumta, jo pak herë me pasoja fatale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›