E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Fushë-Krujë, humb jetën 65-vjeçarja, 3 të plagosur

Një 65-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pasditen e kësaj të premte (24 prill) në Krujë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, ku automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.   

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja 65-vjeçarja, pasagjere në automjetin 73-vjeçarin si dhe janë plagosur  të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore, shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe. Ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz,  Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç.   

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›