E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Kavajë, përplasen 3 makina. Një grua vdes, dy rëndë

KAVAJE-Trupa të aksidentuar, një i vdekur disa metra larg automjetit me të cilin udhëtonte, xhama te thyer, gjak dhe skelete makinash te palosur me dysh. Kjo ishte skena e shënuar sot në hyrje të Kavajës në kryqëzimin e Borozinës ku 3 automjete u aksidentuan rëndë pasditen e së shtunës duke shkaktuar një të vdekur dhe 4 të plagosur mes të cilëve 2 në gjendje kome në spitalin e Durrësit.

Nga të dhënat e policisë por dhe sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje, 3 automjete janë përplasur mes tyre ku më të dëmtuarat rëndë ishin automjetet, një furgon me targa DR1336E dhe një automjet tip, Wolswagen me targa TR023BB.

Si pasojë ka gjetur vdekjen 55-vjecarja Dove Xhaferri e cila është identifikuar me vonesë në morg për shkak të plagëve të shumta që kishte marrë në trup e fytyrë. 

Dy prej të plagosurve rëndë janë Lavdor Xhaferri, bashkëshort i viktimës dhe Skënder Vrapi 25 vjec, ky i fundit shofer i Wolswagen-it. 

Pas përplasjes, rruga u bllokua për rreth 1 orë dhe trafiku u rendua ndersa viktima u dergj rreth gjysem ore 2-3 metra larg mjetit me të cilin udhëtonte. Persona te castit u erdhen ne ndihme të plagosurve që kërkonin ndihmë mes xhamave të thyer dhe gjakut që mbuloi rrugën.

Dëshmitarë thanë se lajmëruan dhe policinë dhe ambulancën, por të dyja këto mbërritën me vonesë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonin 2 automjetet, furgoni dhe wolswageni.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, i përplas makina, plagosen 25-vjecarja bashkë me fëmijën Korcë, motori përplaset nga makina, vdes 32-vjecari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›