E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në Klos, qytetarët ndihmojnë të plagosurin

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kesaj te enjte në hyrje të qytetit të Klosit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ish-pazari i vjetër ku një person i cili po udhëtonte me motoçikletë është gjetur përmbys në rrugë i gjakosur.

Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë duke telefonuar shërbimin e emergjencës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur autoambulanca e qendrës Shëndetësore Klos ku stafi ka bërë të mundur marrjen e personit të plagosur rëndë.

Burime pranë qendrës shëndetësore Klos thanë se i plagosuri është gjetur në gjendje të rëndë pasi ka pësuar frakturë në pjesën e pasme të kokës.

Pasi ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Shëndetësore Klos është dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.

Paraprakisht nuk dihet nëse personi me inicialet D.D është aksidentuar vetë me motorrin e tij apo është goditur nga ndonjë automjet që më pas mund të jetë larguar nga vendi i ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›