Aksident në Koman! Përplasen dy skafe, 5 persona mbeten të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën turistike të Komanit, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Lumit të Shalës.
Siç raportohet nga informacionet e para nga terreni, nga përplasja mes dy mjeteve dyshohet se kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:15, në liqenin e Komanit, dyshohet se aksidentalisht janë përplasur 2 mjete lundruese.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.