E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në afërsi të fshatit Turan në Korçë.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, teksa është lënduar drejtuesi.

Dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin. Ai është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›