E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Korçë-Pogradec/ Makina përplaset me motorin, dy persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të Maliqit.

Një automjet ka përplasur një motor, ku ndodheshin një çift bashkëshortësh.

Mësohet se të dy kanë mbetur të plagosur dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, policia në vendngjarje./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›