E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në Korçë, plagoset 9-vjeçarja

Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte në fshatin Vreshtas të Korçës.

Vizion Plus mëson se si pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë, rreth 9-vjeçe

Sipas burimeve nga spitali, 9-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.

Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›