E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Ksamil/ Motori del nga rruga, plagoset drejtuesi 28-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Për pasojë, është plagosur drejtuesi Dhimitër Malaj 28 vjeç.

Ai është transportuar me automambulancë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Sipas bluzave të bardha, 28 vjeçari ka plagë në kokë e në këmbë.

Për rrjedhojë mjeku kirurg për mjekim të specializuar e ka shtruar në pavionin e kirurgjisë.

Policia e qarkullimit që shkoi menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›