E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Kukes-Morine 3 viktima

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur gjatë orëve të vona të ditës së premte, në aksin rrugor Kukës-Morinë.

Një automjet me targa të Kosovës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore, në afërsi të doganës. Nga aksidenti raportohet të kenë humbur jetën 3 viktima, 2 prej të cilëve në vendngjarje, ndërsa viktima e tretë pasi është transportuar në spitalin e Prizrenit. Mësohet se viktimat janë Ardita Bytyçi 22 vjeç, Bujar Sinani 34 vjeç, Xhevdet Prapashtica, të gjithë shtetas kosovarë nga Prishtina. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë shpejtësia e madhe me të cilin lëvizte automjeti, si dhe lagështira në aksin rrugor. / Top ChannelAksidente rrugore
Gjirokastër, makina përplas për vdekje këmbësorin
Korçë-Pogradec,aksidentohet rëndë 8-vjeçari
Aksident në jug, gjejnë vdekjen nënë e bir

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›