E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë, 16-vjeçari humb kontrollin e ciklomotorit dhe dërgohet te Trauma

Një 16-vjeçar ka mbetur i dëmtuar pas një aksidenti rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në fshatin Balldre të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:25, në aksin dytësor “Balldre–Rraboshtë”. Sipas të dhënave paraprake, i mituri po drejtonte një ciklomotor kur dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.

Si pasojë e aksidentit, 16-vjeçari ka pësuar dëmtime dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›