Aksident në Lezhë-Milot, automjeti merr para këmbësorin, humb jetën 50-vjeçari

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së hënës (3 gusht) në aksin rrugor Lezhë-Milot ku një 50-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Sipas informacioneve paraprake nga blutë e Lezhës, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 kur automjeti me drejtues 42-vjeçarin A.P., ka përplasur këmbësorin 50-vjeçar G.P., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar në Polici për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
“Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij”, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/