Aksident në Lezhë/ Mjeti bujqësor përplaset me motoçikletën, plagoset drejtuesi

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në Baqel të Lezhës. Mësohet se një mjet bujqësor është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë, drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:20, në rrugën e fshatit Baqel, mjeti traktor me drejtues shtetasin P. P., 73 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., rreth 54 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesin e traktorit, shtetasin P. P., po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al