Aksident në Lezhë–Shkodër, kamioni përplaset me makinën, humb jetën shqiptari nga Kosova, plagoset motra dhe djali i tij

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës së një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë–Shkodër. Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 04:30, një kamion me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me një automjet tjetër që drejtohej nga shtetasi kosovar K. B. Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i automjetit, K. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Ndërkohë, motra e tij, F. B., dhe djali i tij, po ashtu F. B., kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit“, thuhet në njoftim.
/rtsh.al/